Protesta e mbajtur para Kuvendit është tensionuar, teksa një grup pjesëmarrësish ka kaluar nga hedhja e vezëve dhe miellit në veprime të dhunshme dhe vandalizëm.
Gjatë përplasjes, në shënjestër ka qenë një automjet i Policisë së Shtetit, xhamat e të cilit janë thyer nga protestuesit. Në fillim, drejt mjetit janë hedhur gurë, ndërsa më pas janë përdorur edhe gardhe metalike, të cilat janë përplasur disa herë mbi automjet, duke i shkaktuar dëme.
Të lidhura
None found
Pas këtij incidenti, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll, duke ndjekur personat e përfshirë në aktet e dhunës dhe duke shoqëruar disa prej tyre.
Protesta para Kuvendit ka vijuar përgjatë gjithë paradites dhe në disa çaste është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
