Në 36-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se kjo datë përbën nisjen e procesit drejt jetëshkrimit të idesë së hershme për Kosovën shtet të lirë e të pavarur.
Ajo ka theksuar se baza e shtetit është ndërtuar mbi vendosmërinë e delegatëve, të cilët, sipas saj, lanë një shembull të qartë se përballë vështirësive nuk duhet të ketë dorëzim.
Të lidhura
None found
“Sot i nderojmë delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 Korrik 1990 e artikuluan qartë vullnetin e qytetarëve të vendit për liri, duke e miratuar Deklaratën Kushtetuese.
Themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi vendosmërinë e tyre për ta refuzuar dhunën dhe për t’i përqafuar vlerat e lirisë. Mbi të gjitha, ata dhanë shembullin e mosdorëzimit para asnjë vështirësie, shembull që vazhdon të na frymëzojë edhe sot.”
