Peleshi pritet me protestë nga qytetarët, i hidhet miell makinës së tij, parulla edhe ndaj deputetëve të PD: Hajdut, opozitë e shitur

Këtë të enjte, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, është pritur me protesta nga një grup qytetarësh para godinës së Parlamentit, në momentin e mbërritjes së tij për seancën plenare.

Protestuesit kanë thirrur parulla kundër tij dhe mazhorancës, ndërsa një pjesë e tyre kanë hedhur miell mbi automjetin e tij.

Të lidhura

None found

 

 

Mes thirrjeve të dëgjuara në protestë kanë qenë edhe slogane kundër klasës politike në tërësi, përfshirë edhe deputetë të opozitës, ndaj të cilëve janë artikuluar akuza si “opozitë e shitur”.


Shtuar 2.07.2026 09:20