Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha materiale

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje rreth orës 04:00, një shpërthim me lëndë plasëse, dyshohet të ketë qenë tritol, ka ndodhur në një lokal në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Vlorës dhe grupi i ekspertizës kriminalistike, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e ngjarjes.


Shtuar 2.07.2026 08:13