Skënderbeu i beson pankinën Julian Ahmatajt, tekniku elbasanas rikthehet në Korçë

Skënderbeu ka vendosur që sezonin e ri t’ia besojë Julian Ahmatajt, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës pas përfundimit të bashkëpunimit me Ernest Gjokën, trajnerin që riktheu korçarët në elitë. Klubi bardhekuq ka zgjedhur kështu teknikun elbasanas për pankinën e ekipit.

Për Ahmatajn bëhet fjalë për një kthim në Korçë, pasi ai e ka drejtuar edhe më parë Skënderbeun, konkretisht nga gushti i vitit 2020 deri në janar të 2021-shit. Tashmë ai do të jetë sërish në krye të ekipit, këtë herë për ta udhëhequr në elitë.

Të lidhura

None found

Tekniku 47-vjeçar paraqitet me një eksperiencë të pasur në stol. Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka qenë në drejtimin e skuadrave si Teuta, Bylis, Besa, Korabi, Burreli, Kamza, Luftëtari, Tirana dhe Shqipëria U19.

“Skënderbeu këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Julian Ahmataj, i cili rikthehet edhe njëherë tjetër në Korçë, për të rikthyer Skënderbeu në krye të renditjes dhe për të bërë krenar një qytet të tërë”, thuhet mes të tjerash në reagimin e klubit korçar.


Shtuar 1.07.2026 23:00

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomcasibomjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet