Një ngjarje e rëndë rrugore ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.
Të dhënat paraprake tregojnë se në përplasje janë përfshirë tre mjete: një fuoristradë Mercedes-Benz dhe dy autovetura të po kësaj marke.
Të lidhura
None found
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas dyshimeve të para, shkaku i ngjarjes lidhet me prerjen e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, duke sjellë kështu përplasjen me dy automjetet e tjera.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po heton për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
