Gattuzo po kërkon një ekip të ri pas aventurës me Napolin ku dështoi ta kualifikojë në Champions, shkruan Albeu.com.
Ai gjenti akordin me Fiorentinën por marrëveshja dështoi pas pak ditësh.
Në një një intervistë për “Il Messaggero”, ai shprehu dëshirën për t’u ulur në stol dhe për të drejtuar ende në Serie A.
“Këtë vit do të jetë një kampionat me të vërtetë i shkëlqyeshëm. Emrat e mëdhenj kanë ndryshuar pothuajse të gjithë në stol, teknikët që kanë fituar kanë dalë në skenë. Në Serie A janë më të mirët, atje duhet të isha edhe une. Jam duke pritur të filloj nga e para, nuk e di kur. Jam gjithashtu i gatshëm për një ekip kombëtar edhe pse më pëlqen më shumë puna e përditshme”, ka thënë Xhenaro Gatuzo. /albeu.com/