Në një operacion kundër krimit të organizuar, të drejtuar nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me mbështetjen e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, janë vënë në pranga 9 persona.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kontrollet janë zhvilluar në 21 lokacione.
Të lidhura
None found
Gjatë ekzekutimit të urdhrit të kontrollit, janë sekuestruar:
· 15 mijë euro;
· 5 vetura;
· 5 autobotë për transport të derivateve;
· 2 armë zjarri;
· 54 fishekë;
· Pajisje elektronike;
· Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin;
· 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në këtë aksion kanë qenë të angazhuara njësitë përkatëse të Policisë, Doganës dhe ATK-së.
Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q., të dyshuar për kryerjen e veprave penale:
· Shpëlarje e parave;
· Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje;
· Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
· Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin;
· Shmangie nga tatimi.
Ky operacion është kryer në kuadër të veprimeve procedurale hetimore.
Pas mbledhjes së informacioneve dhe sigurimit të provave, është ngritur dyshimi i arsyeshëm se personat e arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumente të rreme lidhur me tatimet dhe duke kryer shitje si edhe transaksione fiktive të derivateve të naftës.
