INSTAT: Në 2025 u ul numri i vdekjeve në Shqipëri, por sëmundjet kardiovaskulare vijojnë të jenë shkaku kryesor, te të rinjtë dominojnë aksidentet dhe traumat

Shqipëria regjistroi më pak vdekje gjatë vitit 2025, por sëmundjet kardiovaskulare mbeten problemi kryesor në panoramën e shëndetit publik, pasi lidhen me më shumë se gjysmën e humbjeve të jetës në vend.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, në vitin 2025 u regjistruan 21.394 vdekje, ose 3,2% më pak se në vitin 2024, kur numri arriti në 22.102 raste.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën kohë, norma bruto e vdekshmërisë ra në 910,5 vdekje për 100 mijë banorë, nga 929,8 që ishte një vit më herët.

Raporti tregon se pjesa dërrmuese e vdekjeve në vend, konkretisht 96,7%, kanë ardhur nga shkaqe natyrale. Aksidentet zënë 2,2% të totalit dhe kanë shënuar një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2024.

Ndërkaq, vrasjet përbëjnë 0,2% të rasteve, ndërsa vetëvrasjet 0,9%, përqindje që kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me një vit më parë.

Megjithëse totali i vdekjeve ka rënë, shpërndarja sipas shkaqeve paraqitet pothuajse e njëjtë.

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përfaqësojnë 52,9% të të gjitha vdekjeve, duke mbetur shkaku kryesor i humbjes së jetës në Shqipëri.

Brenda kësaj kategorie, peshën më të madhe e mbajnë 42,2% sëmundjet kronike të zemrës, 22,4% sëmundjet ishemike të zemrës dhe 18,8% sëmundjet e enëve të gjakut të trurit.

Këta tregues konfirmojnë se sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë sfida më e madhe për sistemin shëndetësor në vend, edhe pse ka përmirësim të treguesve të përgjithshëm të vdekshmërisë.

Pas sëmundjeve të zemrës dhe grupit të rasteve të klasifikuara si “simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, tumoret renditen si shkaku i tretë kryesor i vdekjeve.

Në këtë grup, pjesën më të madhe e zënë tumoret malinje të aparatit të tretjes me 35,5%, të ndjekura nga tumoret e aparatit të frymëmarrjes me 23,3% dhe tumoret e organeve urogjenitale me 14,3%.

Të dhënat sipas gjinisë nxjerrin në pah dallime të qarta.

Te gratë, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbëjnë 54,5% të vdekjeve, ndërsa te burrat kjo peshë është 51,6%.

Nga ana tjetër, tumoret paraqiten më shpesh te meshkujt, ku përbëjnë 17,5% të vdekjeve, kundrejt 12,8% te femrat.

Raporti nënvizon gjithashtu se vdekjet e lidhura me pleqërinë shfaqen më shpesh te gratë, gjë që lidhet edhe me jetëgjatësinë më të lartë të tyre.

Ndryshim i dukshëm vihet re kur të dhënat analizohen sipas grupmoshave.

Te personat 20-44 vjeç, shkaku kryesor i vdekjeve nuk lidhet me sëmundjet kronike, por me dëmtimet traumatike dhe helmimet, të cilat përbëjnë 33,3% të rasteve. Në vend të dytë renditen sëmundjet e aparatit të qarkullimit me 30,1%.

Për grupmoshën 0-19 vjeç, shkaku kryesor i vdekjes mbetet sëmundja e aparatit të qarkullimit të gjakut me 28,5%, e pasuar nga sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes me 22,2%.

Sa i përket vdekshmërisë foshnjore, gjatë vitit 2025 u regjistruan 106 raste, ose katër më pak se një vit më parë.

Megjithatë, norma e vdekshmërisë foshnjore mbeti në të njëjtin nivel, 4,7 për çdo 1.000 lindje të gjalla, pa ndryshim nga viti 2024.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, edhe pse në Shqipëri po vihet re një rënie graduale e numrit të përgjithshëm të vdekjeve, beteja kryesore mbetet ajo ndaj sëmundjeve kronike jo të transmetueshme, sidomos atyre kardiovaskulare.

Në të njëjtën kohë, niveli i lartë i aksidenteve dhe traumave në grupmoshat aktive të popullsisë vë në dukje nevojën për politika më efikase në drejtim të sigurisë rrugore, shëndetit në punë dhe parandalimit të faktorëve të rrezikut.

Nëse rënia e vdekshmërisë do të shoqërohet me më shumë investime në parandalim, diagnostikim të hershëm dhe nxitje të stileve të shëndetshme të jetesës, Shqipëria mund të përmirësojë edhe më tej treguesit e shëndetit publik në vitet e ardhshme.


Shtuar 1.07.2026 14:03

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş