Trump raporton mbi 1 miliard dollarë të ardhura në 2025, me kriptovalutat burimin kryesor të fitimeve

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 ka siguruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura, me peshën kryesore që vjen nga aktivitetet e lidhura me kriptovalutat. Këto shifra janë publikuar në deklaratën financiare të detyrueshme, e cila përbëhet nga 927 faqe.

Në dokument thuhet se Trump ka përfituar 635 milionë dollarë nga honoraret e monedhës dixhitale Trump, e hedhur në treg vetëm pak ditë përpara rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse vlera e saj ka pësuar një rënie të ndjeshme më pas.

Të lidhura

None found

Po ashtu, ai ka raportuar më shumë se 500 milionë dollarë të ardhura nga World Liberty Financial, një kompani e kriptovalutave e krijuar nga djemtë e tij dhe fëmijët e të dërguarit të posaçëm, Steve Ëitkoff.

Krahas fitimeve nga kriptovalutat, Trump ka siguruar miliona dollarë edhe nga sektori i pasurive të paluajtshme, klubet e golfit, si edhe nga produkte që mbajnë markën e tij, përfshirë ora, Bibla, parfume dhe artikuj të tjerë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimet se presidenti po përfiton nga detyra e tij, duke nënvizuar se bizneset e Trump menaxhohen përmes një fondi të administruar nga djemtë e tij dhe se nuk ekziston konflikt interesi.

Megjithatë, Richard Painter, ish-këshilltar për etikën në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së George Ë. Bush, e ka përshkruar këtë situatë si një “konflikt të qartë interesi”. Ekspertë të tjerë kanë theksuar gjithashtu se mënyra si Trump i administron pasuritë e tij ndryshon ndjeshëm nga praktikat e ndjekura nga presidentët e mëparshëm amerikanë.

Raporti evidenton edhe të ardhurat e Zonjës së Parë, Melania Trump, e cila ka përfituar 10.7 milionë dollarë nga një marrëveshje licencimi për dokumentarin mbi jetën e saj, si dhe 6 milionë dollarë nga shitja e NFT-ve.

Sipas revistës Forbes, pasuria e Donald Trump vlerësohet aktualisht në rreth 6 miliardë dollarë, ndërsa Bloomberg Billionaires Index e përllogarit atë në 7.6 miliardë dollarë.


Shtuar 1.07.2026 11:12

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio