Aidon Shehu drejt largimit nga Hull City, Panathinaikos pranë marrëveshjes për talentin kuqezi

Aidon Shehu pritet të mbyllë aventurën e tij me Hull City, ndërsa destinacioni i ardhshëm duket se do të jetë Greqia. Sipas raportimit të korrespondentit të klubit, Barry Cooper, mesfushori 19-vjeçar është shumë afër transferimit te Panathinaikos, që ka ndërmarrë hapa konkretë për ta afruar në skuadër.

Të lidhura

None found

Burimet bëjnë me dije se klubi grek është gati të derdhë 3 milionë euro në arkat e anglezëve. Projekti fillestar parashikon blerjen përfundimtare të kartonit të tij dhe më pas huazimin te një ekip tjetër, me synimin që lojtari të ketë më shumë minuta dhe hapësira.

Nëse operacioni mbyllet me sukses, rivaliteti në futbollin grek mes Panathinaikos dhe AEK-ut të Athinës do të marrë edhe më shumë vëmendje. Te AEK-u aktivizohen dy futbollistë të ekipit të parë të Kombëtares, portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Stavro Pilo.

Për sa i përket kontributit me Kombëtaren U-21, 19-vjeçari numëron 10 ndeshje dhe 1 gol. Për trajnerin Alban Bushi, ai vlerësohet si një element i “çmuar” në repartin e mesfushës.






Shtuar 1.07.2026 10:31

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş