Sigitas Olberkis është zyrtarizuar si afrimi më i fundit i Erbil SC. Njoftimi është bërë nga vetë klubi iranian në rrjetet sociale, ku ka konfirmuar se mbrojtësi ka nënshkruar për një sezon, konkretisht për 2026/27.
Mbrojtësi 29-vjeçar ishte pjesë e Elbasanit në Superiore deri së fundmi. Ai iu bashkua verdhebluve gjatë sezonit 2024/25, pasi erdhi nga lituanezët e FA Siauliai, ndërsa në edicionin që sapo u mbyll luajti 43 ndeshje.
Të lidhura
None found
Olberkis do t’i bashkohet skuadrës iraniane me parametër zero dhe në klubin e tij të ri do të përfitojë një kontratë të majme, me vlerë totale 200 mijë dollarë.
