Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nisur zyrtarisht sezonin veror të festivaleve me një performancë energjike në Isle of Wight Festival, një nga festivalet më të njohura muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.

Artistja elektrizoi skenën me një sërë hitesh të saj, duke u mirëpritur nga mijëra fansa të pranishëm. Me energjinë karakteristike dhe performancën plot ritëm, Rita dëshmoi edhe një herë pse vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm të muzikës pop ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Pak ditë para koncertit, ajo kishte paralajmëruar se ky do të ishte vetëm fillimi i verës së saj muzikore. Pas një performance akustike surprizë në Soho House, Rita shkroi në Instagram:

“Faleminderit Soho House që gjithmonë më lejoni të vij dhe të mbaj një performancë akustike spontane. Është fjalë për fjalë gjëja ime e preferuar në botë! Të gjithë ju që erdhët ishit fantastikë. Kjo ishte vetëm nxehja. Shihemi të shtunën! Performanca ime e parë në festival për këtë verë!”.

Pas koncertit, Rita foli edhe për planet e saj të ardhshme, duke zbuluar se gjatë këtij viti është fokusuar në realizimin e muzikës së re, ndërsa paralelisht ka qenë e angazhuar edhe në xhirimet e dy filmave në Australi.

Për fansat shqiptarë, vera e Ritës do të sjellë një mundësi të veçantë për ta parë nga afër. Më 1 gusht, superylli shqiptar do të performojë në Stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, vetëm pak kilometra larg Kosovës, në një koncert që pritet të mbledhë mijëra adhurues nga i gjithë rajoni.

Ky do të jetë një nga koncertet më të mëdha të verës në rajon dhe një mundësi ideale për publikun shqiptar që të shijojë nga afër hitet e artistes, përfshirë “Anywhere”, “Your Song”, “Let You Love Me”, “Praising You”, “For You” dhe shumë këngë të tjera që kanë dominuar klasifikimet ndërkombëtare.


Shtuar 30.06.2026 19:40

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet