Tensione në protestën pranë Parlamentit, lëndohen 4 efektivë policie

Incidentet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit shoqëruan protestën e zhvilluar këtë të martë pranë godinës së Parlamentit, në kohën kur po mbahej seanca plenare.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këto përplasje kanë mbetur të lënduar 4 punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe e Patrullës së Përgjithshme.

Të lidhura

None found

Tubimi u mbajt gjatë zhvillimit të seancës plenare, ndërsa pas mbylljes së saj situata u tensionua. Protestuesit hodhën thirrje kundër deputetëve dhe goditën me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve teksa ata dilnin nga ambientet e Kuvendit. Pas incidenteve, policia ndërhyri dhe shoqëroi në komisariat rreth 6 persona të përfshirë në ngjarje.

Për menaxhimin e situatës, në mbështetje të forcave të policisë u angazhuan edhe efektivë të FNSH-së. Edhe gjatë kësaj ndërhyrjeje pati tensione, ndërsa punonjësit e policisë shtynë protestuesit për t’i larguar nga hyrja e Parlamentit dhe për të garantuar kalimin e lirë të mjeteve zyrtare.

Në fund, protestuesit u tërhoqën nga hyrja e godinës së Kuvendit, ndërsa deputetët dhe ministrat u larguan nga ambientet e institucionit me automjetet e tyre.


Shtuar 30.06.2026 17:02

Meritkingcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetPerabetnakitbahisJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet