Janë zbuluar zhvillime të reja në lidhje me vrasjen e imamit Gazmend Tairovci në Dragash.
Sipas të dhënave të bëra publike, viktima është therur më shumë se pesë herë në shpinë. Po ashtu, është bërë e ditur se në vendngjarje ka qenë edhe mjeku kujdestar, i cili vjen nga i njëjti fshat, ndërsa nga QKMF nuk është nisur asnjë ekip. Këtë e ka pohuar edhe drejtori i kësaj qendre, duke sqaruar se mjeku, si bashkëfshatar i viktimës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve të raportuara, dyshohet se përplasja ka ndodhur për çështje prone, më saktësisht për prerjen e barit (kositjen), që i takonte dorasit Hamza, por që dyshohet se ishte kositur nga imami, pasi më herët ishte paralajmëruar që të mos e bënte më.
Më herët, gazetarja Zogaj kishte njoftuar se viktima ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë, ndërsa i dyshuari, që ndodhej në arrati, u arrestua nga Policia e Kosovës pas një operacioni të gjerë kërkimi. Ndërkohë, thika ende nuk është gjetur.
Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame, duke theksuar se, bazuar në informacionet që kanë, ngjarja nuk ka të bëjë me aktivitetin apo detyrën e viktimës si imam.
