Gazmend Tahirovci, imami i fshatit Zlipotok, ka ndërruar jetë pas një përleshjeje që ka ndodhur në këtë fshat, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
Sipas dyshimeve, gjatë konfliktit ai është goditur me një mjet të mprehtë dhe, edhe pse është dërguar në QKMF-në e Dragashit, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Të lidhura
None found
Për këtë rast dyshohet Beshir Hamza, i cili ndodhet në arrati, ndërsa policia ka filluar hetimet dhe po punon për arrestimin e tij.
Shkaku dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja vazhdojnë të mbeten nën hetim.
