Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë, 5 të vrarë, mes viktimave edhe një fëmijë

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vijuar, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave, sipas mjekëve të një spitali vendas.

Ndonëse armëpushimi hyri në fuqi në tetorin e kaluar, enklava palestineze ka mbetur nën goditje të përsëritura.

Të lidhura

None found

Spitali Al-Aqsa në Deir el-Bala, në pjesën qendrore të enklavës, bëri të ditur se tre persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pasi një dron izraelit goditi një grup civilësh. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë.

Sulmi në Deir el-Bala u konfirmua edhe nga Mbrojtja Civile, agjencia e emergjencës e lidhur me lëvizjen palestineze Hamas.

Një burim ushtarak izraelit, në një deklaratë për AFP, tha se në shënjestër ishin “terroristët xhihadistë”, ndërsa shtoi se pasojat e sulmit janë ende “nën shqyrtim”.

Sipas Mbrojtjes Civile, një tjetër sulm goditi një tendë në bregdetin e Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, ku u vranë dy persona dhe u plagosën më shumë se 27 të tjerë.

Izraeli dhe Hamasi vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin pothuajse çdo ditë për shkelje të armëpushimit. Ministria e shëndetësisë e enklavës, që gjithashtu kontrollohet nga Hamasi, thotë se të paktën 1,045 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit. Sipas OKB-së, shifrat e publikuara nga kjo ministri konsiderohen të besueshme. Në të njëjtën periudhë, Izraeli ka raportuar gjashtë viktima, pesë ushtarë dhe një kontraktor të ministrisë së mbrojtjes.

Për shkak të kufizimeve ndaj medias dhe qasjes së kufizuar në Gaza, gazetarët e agjencive ndërkombëtare e kanë të vështirë të verifikojnë në mënyrë të pavarur informacionet që marrin.


Shtuar 29.06.2026 23:03

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio