Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar këtë të hënë në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Tahiri bëri të ditur se edhe ky takim me Thaçin ishte tejet emocionues.
Të lidhura
None found
“Çdo takim sjell emocione të veçanta, sepse përtej mureve të paraburgimit gjen të njëjtën forcë, dinjitet dhe besim që e kanë karakterizuar gjithmonë. Bisedat me të janë gjithmonë frymëzuese dhe të mbushura me shpresë për të ardhmen”, ka shkruar ai.
Tahiri theksoi gjithashtu se, pavarësisht sfidave me të cilat po përballet Thaçi, ai vazhdon të ruajë qetësinë, vendosmërinë dhe bindjen se e vërteta do të dalë në dritë.
“Uroj që kjo periudhë të marrë fund sa më shpejt dhe ai, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, të kthehen pranë familjeve dhe popullit të tyre”.
