Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj vdekjes tragjike të policit Rexhep Gashi, i cili humbi jetën pasi u godit nga një veturë gjatë kryerjes së detyrës në Vërmicë.
Në një komunikatë për media, SPK ka theksuar se rasti i humbjes së jetës së një polici në krye të detyrës e sjell sërish në fokus, sipas saj, nevojën urgjente për adresimin e çështjeve thelbësore për zyrtarët policorë, në veçanti sigurimin jetësor dhe atë shëndetësor.
Të lidhura
None found
“Policia e Kosovës kryen detyra me përgjegjësi të lartë dhe shpesh në kushte me rrezik të shtuar për jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në njoftim.
Sindikata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë sa më shpejt me masa konkrete për zgjidhjen e këtyre çështjeve të hershme, në mënyrë që zyrtarëve policorë t’u sigurohet mbrojtja dhe mbështetja që meritojnë.
