Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier-Levan, në afërsi të Qafës së Koshovicës.
Në përplasje janë përfshirë dy mjete, ndërsa nga goditja e fortë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e automjeteve. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet e përplasjes dhe për të rikthyer normalitetin në qarkullim.
Ky segment rrugor konsiderohet një pikë problematike për aksidentet, sidomos gjatë sezonit veror, kur numri i automjeteve që lëvizin në të është më i madh.
