Lubonja për “Albanian Files”: Projektet u hartuan para ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura, investitorët anonimë ngrenë dyshime për pastrim parash

Analisti Fatos Lubonja foli për librin “Albanian Files”, ku paraqiten disa projekte të planifikuara për t’u realizuar në Shqipëri, dhe vlerësoi se materiali pasqyron, sipas tij, kapjen e shtetit nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në programin e drekës në News24 me Ola Bruko, Lubonja u ndal te fakti se një pjesë e këtyre projekteve lidhen me zona të mbrojtura. Sipas tij, shumë prej tyre janë përgatitur në një kohë kur ligji për zonat e mbrojtura ende nuk ishte ndryshuar, çka do të thotë se legjislacioni i atëhershëm nuk i lejonte zhvillime të tilla në ato hapësira.

Të lidhura

None found

Ai ngriti gjithashtu shqetësime për mungesën e transparencës rreth investitorëve, duke theksuar se në disa raste bëhet fjalë për investitorë anonimë, gjë që, sipas tij, ushqen dyshimet për pastrim parash.

“Libri nxjerr shumë gjëra. E para, libri është në anglisht. Ti je kryeministri i vendit tënd, i paraqet një projekt kaq madhor popullit me 60 studio që ndërtokan në male, fusha e det dhe nuk e di populli se çfarë bëhet. Tregon mendësinë antidemokratike. Ata arkitektët tentojnë ta nxjerrin edhe të iluminuar, ai e thotë si ironi por nuk është. Kur i thotë se kur i thotë se të bëhesh mbret se ti je i iluminuar dhe po na bën revolucion.

Ky që thotë nuk ka projekt për Zvërnecin, ky i ka bërë këto projektet me kohë. Janë aty si master plane. Shiko çfarë është e rëndësishme, një pjesë e mirë e këtyre projekteve janë bërë kur nuk ishte ndryshuar ligji i zonave të mbrojtura. Ti ke zona të mbrojtura dhe paguan arkitektë që të bëjnë projekte në zona të mbrojtura pa qenë i ndryshuar ligji. Kjo është kapje e shtetit. Ata e dinë se kryeministri nuk pyet për ligjin si është se e ndryshon si të dojë.

Ai ligj ka ndryshuar, ka dalë një deputet që s’ia di emrin njeri, dhe ka bërë një propozim gjasme dhe e ndryshoi parlamenti ligjin. Berisha është në akuzë për ndryshim të një ligji që përfitoi dhëndri i tij. Ndaj duhet hetuar. Ka shumë prova që të çojnë në hetim nga ky libër. Aty ka projekte që janë 42 përqind investitorë anonim. Kush janë? Kjo të çon te teza e pastrimit të parave.

Edhe të Zvërneci, janë disa me 24 përqind në Holandë ofshore dhe sipas ligjit holandez duhet të kesh 25 përqind që të thuash se kush është emri. Mirë që na fshihen edhe projektet, fshihen edhe investitorët. Jemi jashtë vendimmarrjes e kontrolleve. Kjo është kriminale nga një delirant që mendon se është përmbi ligjin“, tha ai.


Shtuar 1.07.2026 01:01

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio