Gjini bisedon me Arian Zekën: Përfshirja e Kosovës në rrjetin amerikan të gazit, vendim me peshë strategjike

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, është takuar sot me kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Gjatë bisedës, palët kanë nënvizuar se zhvillimi ekonomik është thelbësor për perspektivën e Kosovës. Po ashtu, është theksuar se politikat shtetërore duhet të sigurojnë stabilitet afatgjatë energjetik, furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe krijimin e rrethanave që mundësojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit ekonomik të vendit.

Të lidhura

None found

Në këtë takim, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe rëndësisë strategjike të përfshirjes së Kosovës në rrjetin e gazit amerikan, duke e cilësuar këtë si një hap jetik për forcimin e sigurisë energjetike dhe të stabilitetit ekonomik në të ardhmen.

Po ashtu, është vlerësuar bashkëpunimi me Odën Amerikane dhe me organizata të tjera biznesore, ndërsa sektori privat është konsideruar si shtytësi kryesor i ekonomisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi ndërinstitucional me komunitetin e biznesit është theksuar si faktor kyç për nxitjen e investimeve dhe për një rritje ekonomike të qëndrueshme në vend.


Shtuar 29.06.2026 15:11

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio