Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, është bërë baba për herë të dytë. Bëhet e ditur se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ka sjellë sot në jetë djalin e tyre të dytë.
Ndërkohë, SPAK i ka dhënë leje Veliajt, që të takojë fëmijën e porsalindur në maternitet.
Të lidhura
None found
Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025. Kryebashkiaku i Tiranës, është dërguar për gjykim nga SPAK me një sërë akuzash penale, duke përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Dosja hetimore përfshin gjithashtu bashkëshorten e tij dhe një sërë biznesmenësh e subjektesh të tjera.
Kujtojmë që çifti janë edhe prindër të një djali tjetër, i cili ka ardhur në jetë në vitin 2018.
