Noka ngre akuza ndaj SHISH në Komisionin e Mbrojtjes, Çuçi: Pyetjet shtrojani drejtoreshës Hyseni

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes po zhvillohet një seancë dëgjimore për raportin vjetor të vitit 2025 të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku deputeti demokrat Flamur Noka parashtroi një sërë pyetjesh ndaj këtij institucioni.

Teksa mori fjalën, Noka deklaroi se SHISH “është futur në protestë”, duke e cilësuar këtë si një veprim të papranueshëm dhe jashtë kompetencave të shërbimit.

Të lidhura

None found

“A ka rol shërbimi në të ashtuquajturat shpalljet non grata të shqiptarëve në Kosovë apo RMV? A po shpallen non grata për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës apo për çfarë?

Detyra e shërbimit nuk është të futet dhe të ndjekë kundërshtarët e Edi Ramës. E bëri me protesta e opozitës dikur, po e bën me protestat e qytetarëve tani. Shërbimi nuk është për të qenë kamikaz në shërbim të karriges së Ramës, por duhet të jetë në shërbim të sigurisë kombëtare të vendit”, u shpreh Noka, teksa kërkoi përgjigje nga drejtoresha Vlora Hyseni.

Kryetari i Komisionit, Bledi Çuçi, i sqaroi se pas miratimit të pikës së parë në mbledhje do të ishte e pranishme drejtuesja e SHISH dhe se pyetjet mund të adresoheshin në praninë e saj, në mënyrë që përgjigjet të jepeshin nga titullari i institucionit.

Nga ana e tij, Noka tha se kishte vënë re që me mbërritjen e zonjës Hyseni ishte planifikuar që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura. Sipas tij, qytetarët duhet të informohen për situatën dhe shqetësimet që kanë, në mënyrë që të kuptohet roli i shërbimit, çështja e sigurisë kombëtare dhe kontributi i këtij institucioni.

Në përgjigje, Çuçi deklaroi se, sipas ligjit, rëndësinë e informacionit e përcakton ai që e jep atë dhe se është po ai që vendos nëse mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura apo jo.


Shtuar 29.06.2026 12:45

Tags: ,
casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet