Një burrë 30-vjeçar nga Bullgaria, së bashku me partneren e tij 38-vjeçare, dolën sot para gjykatës në Qipro, të dyshuar për neglizhencë lidhur me vdekjen e dy djemve të tyre, 8 dhe 10 vjeç.
Dy të miturit u gjetën të pajetë dje pasdite në automjetin e babait të tyre, ndërsa mediat vendase raportojnë se ata kishin qëndruar brenda makinës për disa orë. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje.
Të lidhura
None found
Për nxjerrjen e fëmijëve nga automjeti, u bë e nevojshme thyerja e xhamave dhe e pjesës së pasme të makinës. Automjeti ishte i parkuar në një fushë pranë pallatit ku banonin babai dhe partnerja e tij. Më pas, një ekip mjekësh tentoi t’u jepte ndihmën e parë, por pa sukses.
Policia po merr dëshmi nga fqinjët dhe, njëkohësisht, po shqyrton edhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Në trupat e dy fëmijëve janë konstatuar djegie, ndërsa shkaqet e sakta të vdekjes do të përcaktohen nga autopsitë që pritet të kryhen.
Dy të miturit kishin shkuar në Qipro në mesin e majit për pushime me babanë e tyre dhe njerkën, i cili jeton dhe punon atje.
