Java nis me vapë deri në 40°C, nga e mërkura pritet rënie graduale e temperaturave dhe reshje të izoluara

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albania, deklaroi se territori shqiptar do të vijojë edhe gjatë kësaj jave të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta, me kulme që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Sipas tij, nga dita e mërkurë parashikohet një tërheqje graduale e kësaj vale të të nxehtit.

Ai bëri me dije se, krahas temperaturave të larta, në pjesën e dytë të ditës do të ketë edhe vranësira dhe reshje shiu, kryesisht në zona të izoluara të vendit.

Të lidhura

None found

Sipas Osmanit, fillimi i javës për Shqipërinë mbetet nën ndikimin e valës së të nxehtit që ka përfshirë rajonin e Ballkanit. Për këtë arsye, temperaturat maksimale do të shkojnë në 40°C në qarqet e Elbasanit, Beratit dhe gjithashtu në Shkodër.

Vlera shumë të larta termike priten edhe në qarkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës, ku maksimumet do të jenë mbi 38°C. Në vijën bregdetare, në këtë fillimjave, temperaturat më të larta do të luhaten nga 34 deri në 37°C, ndërsa në zonat malore maksimumet do të variojnë nga 31 deri në 34°C. Në tërësi, fillimi i javës paraqitet me temperatura ekstremisht të larta për vendin.

Pas të mërkurës, tha ai, pritet një tërheqje graduale e valës së të nxehtit, çka do të sjellë edhe ulje të temperaturave të ajrit. Kjo do të bëjë që në pjesën e dytë të javës maksimumet të zbresin rreth 34 apo 35°C.

Sipas parashikimit, gjysma e dytë e javës do të sjellë edhe rënie të temperaturave në orët e para të mëngjesit. Në qytetet e zonave malore, minimumet do të zbresin në 13-14°C, ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga 17 deri në 22 apo 23°C në vijën bregdetare.

Për ditën e sotme, moti parashikohet i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe me kalime të lehta vranësirash gjatë orëve të mbrëmjes. Duke nisur nga e marta e të paktën deri në fundjavë, orët e para të mëngjesit do të dominohen nga intervale të gjata me diell pothuajse në të gjithë territorin.

Në orët e pasdites, herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave, duke sjellë rrebeshe shiu në shtrirjen lindore dhe pjesërisht edhe në zonat qendrore. Në zona të izoluara të kryeqytetit dhe të Elbasanit pritet po ashtu që herë pas here të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, të cilat do të jenë të pranishme gjatë kësaj jave.

Prania e këtyre reshjeve do të ndikojë në rritjen e lagështirës në ajër. Si pasojë, edhe pse temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme krahasuar me fillimjavën, ato do të ndihen një apo dy gradë më të larta se vlerat normale për shkak të lagështirës së lartë në ajër.

Në fakt, të paktën gjatë pjesës së dytë të javës, në territorin shqiptar reshjet në formën e rrebesheve do të shfaqen në zona të izoluara, kryesisht në zonat lindore, në verilindje dhe në juglindje të vendit. Rënia e menjëhershme dhe graduale e temperaturave do të sjellë edhe mundësinë që këto rrebeshe të shfaqen gradualisht në formën e breshërit.

Megjithatë, sipas Osmanit, këto fenomene pritet të kufizohen vetëm në zona të izoluara dhe nuk ka sinjale për një rënie drastike të temperaturave të ajrit. Po ashtu, nuk pritet që breshëri të jetë në ato sasi të përmendura, por në një formë më normale për sa i përket madhësisë. Ai theksoi se, në momentet kur rrebeshet me breshër paraqiten, në zonat ku bien ato mund të sjellin problematika për të mbjellat në ara dhe për frutikulturën.

Duke folur edhe për vendet e rajonit, meteorologu tha se fillimi i javës do të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa në pjesën e dytë të saj pritet ulje e tyre.

Sipas tij, edhe Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut po përjetojnë këtë fillimjave temperatura ekstremisht të larta. Në Kosovë, maksimumet arrijnë nga 36°C deri në 37°C, ndërsa në zona të izoluara të jugperëndimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut temperaturat i afrohen 38°C.

Për pjesën e dytë të javës, ai sqaroi se pritet rënie e temperaturave të ajrit edhe në rajon, duke bërë që maksimumet në Kosovë të zbresin rreth 30°C, ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut të arrijnë deri në 31°C.


casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio