31-vjeçari rrëzohet në greminë duke mbledhur çaj mali, dërgohet te Spitali i Traumës

Një 31-vjeçar është shpëtuar në Malin e Gopeshit, në zonën e Moglicës, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Maliqit në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse.

Sipas burimeve, aksioni i kërkim-shpëtimit u mbyll rreth mesnatës, kur ekipet arritën të gjenin të plagosurin, shtetasin Drilon Agolli, 31 vjeç, i cili kishte marrë dëmtime të rënda në trup pasi ishte rrëzuar nga një shkëmb.

Të lidhura

None found

Për shkak të terrenit të vështirë, ai u nxor fillimisht me barelë deri në një zonë ku transporti ishte i mundur, ndërsa më pas u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Burime pranë hetimit thonë se i plagosuri kishte shkuar në mal për të mbledhur çaj mali dhe bimë medicinale, një veprimtari me të cilën merrej prej vitesh.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 29.06.2026 08:48

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet