Këtë të diel, një ngjarje e rëndë është raportuar në malin e Gopeshit, në njësinë administrative Moglicë, në Maliq.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një person ka rënë nga një shkëmb.
Të lidhura
None found
Bëhet e ditur se ai është një banor nga Gramshi, i cili kishte shkuar në zonën malore për të mbledhur çaj.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur grupi hetimor dhe forcat zjarrfikëse, me qëllim gjetjen e banorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
