Kujdes në Serbi: Arianit Koci paralajmëron për pasojat që mund të sjellin postimet në Facebook

Avokati Arianit Koci u ka bërë thirrje qytetarëve që udhëtojnë ose kalojnë tranzit përmes Serbisë të tregojnë kujdes të veçantë për atë që publikojnë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka sqaruar se komentet, statuset dhe çdo material tjetër i hedhur në platforma të ndryshme online, nëse konsiderohet fyese, kërcënuese ose nxitës i urrejtjes, mund të krijojë probleme ligjore gjatë qëndrimit në Serbi.

Të lidhura

None found

Sipas Kocit, në disa raste këto përmbajtje mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe dhe të shqyrtohen prej tyre.

Postim i plotë:

Për ata që udhëtojnë nëpër Serbi.

Nëse kaloni tranzit ose qëndroni në Serbi, keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të kenë pasoja juridike.

Në disa raste, përmbajtje të tilla mund të jenë objekt i interesimit të autoriteteve serbe.

Varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni që zbatohet, mund të ndaloheni, të intervistoheni dhe, nëse sipas legjislacionit të tyre ekziston bazë ligjore, të procedoheni penalisht ose për kundërvajtje.


Shtuar 28.06.2026 13:10

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel giriş