60 të infektuar në Itali! 10 këshilla që mund të na mbrojnë nga koronavirusi

Shkon ne 60 numri i të infektuarve vetem në rajonin e Lombardisë në Itali.

Në portalin e “regione.lombardia” autoritet kanë shpërndarë 10 rregulla dhe sugjerime për tu mbrojtur nga koronavirusi.

1. Lani duart shpesh

2.Evitoni kontaktet me persona qe vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.

3.Mos prekni me duar hundën dhe gojën.

4.Mbuloni gojën dhe hundet nëse teshtini.

5.Mos pini ilace kundër virozave ose antibiotikë nëse nuk ua ka sugjeruar mjeku.

6.Dezinfektoni sipërfaqet me solucione me baze klori ose alkooli.

7.Vendos maskën vetem nëse dyshon se je i sëmurë ose mendon se ke kontakt me të semurë.

8. Pakot që vinë nga Kina dhe produktet Made in China nuk janë të rrezikshem.

9.Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin.

10. Drejtohu menjëherë në spital nëse mendon se je infektuar.


Shtuar 22.02.2020 21:32