Numri i nxënësve në Strugë bie ndjeshëm, mbi 3000 më pak për 20 vjet

Në vitet e fundit, Struga po përballet me një tkurrje shqetësuese të numrit të nxënësve. Të dhënat zyrtare tregojnë se brenda dy dekadave janë regjistruar 3000 nxënës më pak. Fshatrat e kësaj komune, që dikur kishin shumë fëmijë, sot thuajse janë boshatisur. Rënia nuk po prek vetëm regjistrimet në klasën e parë, por nga viti në vit po zvogëlohet edhe numri i paraleleve në klasat më të larta. Në të njëjtën kohë, është shtuar numri i mësimdhënësve dhe i stafit tjetër të punësuar rishtazi.

“Në periudhë prej 20 vitesh, Struga ka mbi 3000 nxënës më pak. Ndërsa në periudhë prej 5 vitesh, numri është ulur për rreth 500 fëmijë. Megjithatë, këtu është paraqitur një dukuri interesante. Nga analizat që kemi bërë rezultoi se, edhe pse numri i nxënësve është zvogëluar, numri i të punësuarve është rritur. Këtë e shpjegova shkurt edhe më parë. Pra, ekzistojnë dy arsye: së pari, niveli më i ulët i natalitetit dhe së dyti, migrimi”, deklaroi Xhemi Hajredini – udhëheqës i Sektorit për Arsim.

Të lidhura

None found

Përballë kësaj gjendjeje, pushteti lokal në Strugë po hedh si zgjidhje mbylljen e shkollave fillore në vendbanimet rurale dhe uljen e numrit të paraleleve. Këtë qasje e përkrah edhe kryetari i komunës, Mendi Qyra, i cili vlerëson se masa do të jetë e domosdoshme, por thekson se mësimdhënësit nuk do të humbin vendet e punës.

“Do të bëjmë racionalizim sepse kjo është kërkuar nga Ministria e Arsimit. Kjo realizohet në koordinim me Ministrinë e Arsimit. Ne si komunë kemi ndërmarrë masa sepse kemi paralele me nga një nxënës, ku për një nxënës ka deri në 30 mësimdhënës. Kjo nuk është vetëm barrë financiare, por edhe mungesë e socializimit te nxënësit. Sigurisht që nuk ka efikasitet në procesin mësimor dhe këtu duhet të bëhet racionalizim..”, tha Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës.

Sipas Qyrës, zbatimi i këtij racionalizimi është kërkuar me ngulm edhe nga Ministria e Arsimit dhe UNICEF-i. Siç ka raportuar më herët Alsat, plani i Komunës së Strugës parasheh që prej shtatorit të mbyllen ose të kalojnë në pushim 8 shkolla fillore rajonale, ndërsa nxënësit të ndjekin mësimin në shkollën më të afërt. Në fazën tjetër parashihet mbyllja e 4 shkollave fillore qendrore në fshatrat Jabllanicë, Drsllajcë, Tatesh dhe Podgorcë, si dhe bashkimi i tyre me shkolla të tjera. Për t’u vënë në zbatim ky propozim, nevojitet miratimi i Këshillit të Komunës.


Shtuar 27.06.2026 18:38

casibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas