Tabaku: Privilegjet, klientelizmi dhe pandëshkueshmëria po mbajnë në këmbë modelin ekonomik të vendit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me gjendjen ekonomike në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se modeli ekonomik i ndërtuar në vend ka sjellë shtim të pabarazive dhe ka shtrembëruar funksionimin e tregut.

Të lidhura

None found

Sipas saj, sistemi që vepron sot ka favorizuar një grup të vogël njerëzish të lidhur me pushtetin, duke dëmtuar ndërkohë shtresat më të gjera të shoqërisë.

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi një ekonomi të ngritur mbi privilegjin, klientelizmin dhe pandëshkueshmërinë. Ndryshimi nuk është më vetëm një kërkesë politike. Është një domosdoshmëri ekonomike,” shprehet mes të tjerash Tabaku.

Deklarata e plotë:

Për tre javë rresht, mijëra shqiptarë janë mbledhur në shesh përballë një sistemi ekonomik që u ka zhvlerësuar punën, përpjekjen dhe të ardhurat. Ky është një sistem që nuk ka sjellë mirëqenie, por ka pasuruar një pakicë. Një sistem që është përhapur në mënyrë kapilare në politikë, duke e shndërruar Parlamentin nga institucioni që mbikëqyr qeverinë në një noter të vendimeve të një elite që mendon vetëm për mbijetesën e vet.

Në qendër të kësaj revolte qytetare, libri voluminoz “Albanian Files” u kthye në provën e asaj që shumë shqiptarë e kishin ndjerë prej vitesh, por nuk kishin mundur ta dokumentonin. Një përpjekje për të rregulluar vetullat përfundoi duke nxjerrë sytë. Me dëshmi të dorës së parë, shqiptarët kuptuan pse sot nevojiten gati njëzet vite punë për të blerë një apartament modest, ndërsa çmimet në Tiranë garojnë, madje i tejkalojnë, ato të qyteteve si Milano, Berlini apo Amsterdami.

Kjo nuk lidhet thjesht me tregun e pasurive të paluajtshme. Është prova se ekonomia është shtrembëruar nga një model që nuk prodhon vlerë, por riciklon para. Një model ku statusi i “investitorit strategjik” nuk është përdorur për tërheqjen e investimeve produktive, por për krijimin e privilegjeve fiskale dhe administrative. Heqje taksash, TVSH e reduktuar dhe procedura të përshpejtuara janë kthyer në instrumente që favorizojnë një sektor të vetëm, ndërsa ekonomia reale lihet pa mbështetje.

Lidhja mes pushtetit dhe parasë së pistë nuk ndalet vetëm te tokat e Zvernecit apo në jug të vendit. Ajo tashmë është bërë pjesë e vetë modelit ekonomik. Mjafton të shihet se ku janë përqendruar prioritetet e qeverisë.

Bujqësia është çuar drejt falimentimit, pasi mbështetja publike dhe instrumentet financiare janë orientuar nga ndërtimi. Edhe industria prodhuese po humbet konkurrueshmërinë nën të njëjtin model. Prokurimet publike janë kthyer në një mekanizëm ku taksat e shqiptarëve përdoren për të kompensuar interesa të lidhura me këtë sistem. Investimet e huaja po përqendrohen gjithnjë e më shumë te pasuritë e paluajtshme, ndërsa sektorët që sjellin teknologji, industri dhe vende pune me vlerë të shtuar mbeten vetëm në strategji dhe dokumente.

Asgjë prej kësaj nuk është rastësore. Çdo sistem ka autorët e tij. Ka ata që e konceptojnë, ata që e zbatojnë dhe ata që e legjitimojnë.

Ideatori është kryeministri. Aparati janë ministrat. Ndërsa shumica socialiste në Kuvend ka pranuar të luajë rolin e noterit politik të këtij modeli.

Pikërisht për këtë, përballë një strukture kaq të konsoliduar, bashkimi i qytetarëve bëhet jetik. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për ndryshim politik, por edhe për një zbardhje të plotë të mënyrës se si është ngritur ky sistem. Një hetim parlamentar i plotë, transparent dhe i pakushtëzuar duhet të dokumentojë përgjegjësitë institucionale dhe çdo shkelje që del nga ky proces t’ia kalojë drejtësisë.

Shqipëria nuk mund ta ndërtojë të ardhmen mbi një ekonomi të mbështetur te privilegji, klientelizmi dhe pandëshkueshmëria. Ndryshimi nuk është më vetëm një kërkesë politike. Ai është një domosdoshmëri ekonomike, demokratike dhe kombëtare. Këtë e kërkon e tashmja, por mbi të gjitha e kërkon e ardhmja e këtij vendi.


Shtuar 27.06.2026 16:10

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas