Tomë Gashi: PDK dhe LDK tentuan t’i largonin nga Kosova këshilltarët e Albin Kurtit, gjykata i rrëzoi vendimet

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj thirrjeve që Dejona Mihali të shpallet non grata, duke sjellë në vëmendje një ngjarje të para afro dhjetë vjetëve, kur sipas tij, qeveria e asaj kohe e përbërë nga PDK dhe LDK kishte tentuar të pengonte hyrjen e Mihalit në Kosovë dhe të dëbonte shtetasin amerikan Tienmu Ma, të cilët ishin këshilltarë të Albin Kurtit.

Sipas Gashit, ai ka qenë përfaqësues ligjor në të dyja rastet dhe autoritetet shtetërore i humbën të dy proceset, pasi gjykata i anuloi vendimet e marra. Ai theksoi gjithashtu se Dejona Mihali është shtetase e Kosovës dhe, për këtë arsye, nuk mund të dëbohet nga vendi.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Gashi ka sulmuar ashpër PDK-në dhe LDK-në, duke pretenduar se me veprimet e tyre në atë periudhë kishin cenuar raportet e Kosovës me Shqipërinë dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i Tomës:

Marre ju koftë!

Skandalet e PDK-së dhe LDK-së para gati 10 viteve !

Si këta tentuan ti prishin raportet mes Kosovës dhe Shqiperisë 🇦🇱

Dhe mes Kosovës dhe Amerikës 🇺🇸

Në kohën kur Kosova qeverisej nga PDK- LDK e në atë kohë president ishte Hashim Thaqi i PDK-së e kryeministër ishte Isa Mustafa i LDK-së është bërë skandali ma i madh ndonjëherë në marrëdhënjet shtetërore Kosovë-Shqipëri dhe Kosovë-Amerikë, duke tentu që të mos e lejojnë hyrjen e zonjës Dejona Mihali në Kosovë dhe duke tentu ta debojnë Amerikanin Tienmu Ma Nga Kosova.

Këtë tentuan ta bejnë vetëm për një arsye: Dejona dhe Tienmu Ma ishin këshilltarë të Albin Kurtit.

Qeveria e atëhershme i ka humb të dy këto raste, sepse Gjykata i ka anulu këto vendime , por ndjenja e idhët ka mbetë përjetësisht .

Unë këtë e di sepse kam qenë Avokat në të dy rastet dhe të dy rastet në Gjykatë janë fitu!

Marre ju koftë juve individëve nga PDK e LDK dhe kujtdo tjetër që edhe sot pas dëbimit të një zonje nga Shqipëria e cila është haptas Pro-IRNIANE, ju propozoni siç thoni reciprocitet me Shqiperinë duke propozu ta shpallni non-grata Zonjën Dejona Mihali për ta dëbuar nga Kosova!

Ju të mjerët as që e dini se Dejona është shtetase e Kosovës e që ju të padijshmit nuk doni ta dini.

E sa për Amerikanët me i dëbu nga Kosova, ju disa që jeni me Iran e me shejtan qef kishi pas, po byca nuk jau mban!

Turp për ju!

E ju e dini që Albini e Dejona në çdo zgjedhje janë tu ju “gri “, e ju me dëshirat e juaja për dëbim të shqipatarëve e amerikanëve nga Kosova, po mbeteni veç tu u zgërdhi…


Shtuar 27.06.2026 13:49

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas