ISHSH forcon inspektimet në pishina gjatë sezonit veror turistik

Si pjesë e përgatitjeve për sezonin turistik 2026, dega rajonale e Tiranës pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka shtuar kontrollet ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet në hoteleri-turizëm, pishina dhe beach bare.

Këto verifikime po kryhen në zbatim të urdhrit për monitorimin e të gjitha pishinave, me fokus kontrollin e kushteve higjieno-sanitare dhe garantimin e sigurisë shëndetësore për pushuesit.

Të lidhura

None found

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se qëllimi i inspektimeve është të garantohet zbatimi i kërkesave ligjore nga subjektet turistike përgjatë sezonit veror.

Sipas ISHSH-së, gjatë kontrolleve në terren janë konstatuar edhe raste kur legjislacioni në fuqi nuk është respektuar. Për këto shkelje, subjekteve përgjegjëse u janë vendosur masat administrative përkatëse.

Institucioni nënvizon se mbetet përparësi krijimi i kushteve të sigurta për qytetarët dhe turistët, përmes uljes së rreziqeve që lidhen me higjienën dhe shëndetin publik.

Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm inspektimi, i cili zhvillon kontrolle të përditshme dhe është në gatishmëri për të trajtuar ankesat dhe denoncimet e qytetarëve gjatë gjithë sezonit turistik.


Shtuar 27.06.2026 12:05

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas