E shtuna sjell vapë dhe mot të kthjellët në të gjithë vendin, ja si paraqiten kushtet atmosferike

Kjo e shtunë pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme në të gjithë vendin.

Në pjesën dërrmuese të territorit do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa reshje priten vetëm të kufizuara në disa zona malore.

Të lidhura

None found

Sipas parashikimit, gjatë ditës moti i kthjellët do të ndërthuret me vranësira mesatare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.

Në lindje dhe në jug të vendit parashikohen reshje të dobëta, lokale dhe afatshkurtra, kryesisht në formën e pikave të shiut. Po ashtu, në zonat malore mbetet i mundshëm edhe zhvillimi i shtrëngatave të izoluara me kohëzgjatje të shkurtër. Në pjesën tjetër të vendit nuk priten reshje, ndërsa në ato zona ku do të ketë, ato do të ndërpriten gjatë pasdites.

Vlerat termike do të vijojnë të jenë të larta, duke shkuar deri në 38 gradë Celsius në qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Beratit, që do të jenë edhe zonat më të nxehta në vend.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Herë pas here, në bregdet dhe në lugina, ajo do të forcohet deri në 14 metra në sekondë.

Sa i takon detit, ai parashikohet të jetë i qetë deri mesatarisht i trazuar, me valëzim nga 1 deri në 3 ballë si në Adriatik, ashtu edhe në Jon.


Shtuar 27.06.2026 08:16

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas