Përfaqësuesja e Spanjës triumfoi ndaj Uruguait dhe me këtë fitore e nxori kundërshtarin nga Kampionati Botëror 2026, ndërsa vetes i rezervoi një vend në fazën tjetër.
“La Roja” e fitoi ndeshjen me shifrat 0-1. Spanjollët kontrolluan posedimin gjatë takimit, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet që krijuan.
Të lidhura
None found
Uruguai 0-[1] Espanha – A. Baena 42′ – Copa do Mundo 2026, 3ª rodada, Grupo H
by
u/meunomedeusuario in
futebol
Heroi i sfidës për Spanjën ishte mbrojtësi Alex Baene, i cili realizoi nga një kënd i vështirë. Goditja e tij përfundoi në rrjetë, ndërsa portieri i Uruguait nuk arriti ta ndalte, duke bërë një ndërhyrje të dobët.
Edhe në pjesën e dytë, Spanja krijoi më shumë mundësi për gol. Ferran Torres e ndali topin në traversë, ndërsa rrezikoi edhe Dani Olmo, por pa arritur të shënonte.
Në këtë mënyrë, Spanja e mbyll fazën e grupeve në krye të grupit H me shtatë pikë, ndërsa Uruguai i jep lamtumirën Botërorit me vetëm dy pikë.
