Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se janë miratuar disa ligje, mes të cilëve spikat edhe vendimi për indeksimin e pensioneve.
Sipas saj, duke nisur nga data 1 korrik, pensionistët do të përfitojnë një shtesë prej 2.7% në masën e pensionit.
Të lidhura
None found
Ibrahimaj theksoi se indeksimi me 2.7 përqind do të zbatohet si për pensionet e pleqërisë, ashtu edhe për ato të veçanta, ndërsa numri total i përfituesve arrin në 900 mijë persona, të cilët do ta marrin këtë rritje nga 1 korriku.
