Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se dje, më 25.06.2026, rreth orës 18:00, në Koçan, zyrtarët policorë nga Ekipi Mobil i Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim ndaluan një veturë të tipit “Opel” me targa të Koçanit.
Automjeti drejtohej nga R.A. (37), nga Koçani, ndërsa gjatë kontrollit u konstatua se ai nuk kishte patentë shoferi.
Të lidhura
None found
Sipas MPB-së, gjatë verifikimit të automjetit u zbuluan 1.848 copë mallra me marka tregtare, përfshirë bluza, tuta sportive, pantallona të shkurtra dhe duksë.
Siç njoftojnë nga MPB, personi u privua nga liria për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale sipas nenit 297-a dhe nenit 285 të Kodit Penal, ndërsa më pas iu dorëzua Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme në Koçan për procedurë të mëtejshme.
