Shtohet shqetësimi në Kongo, 1,155 raste të konfirmuara me Ebola dhe mbi 300 viktima

Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos kanë bërë të ditur se numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola ka shkuar në 1,155, ndërsa 304 persona kanë ndërruar jetë.

Buletini më i fundit tregon se në 24 orët e fundit janë identifikuar 37 raste të reja dhe janë regjistruar 5 vdekje, çka pasqyron vijimin e përhapjes së virusit në vend.

Të lidhura

None found

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, rritja e mbikëqyrjes epidemiologjike ka ndikuar në zbulimin më të hershëm të rasteve, megjithatë përhapja e virusit vazhdon të shtohet nga java në javë.

Shpërthimi i tanishëm, i shpallur më 15 maj, lidhet me llojin e rrallë Budibugio, për të cilin nuk ka trajtim apo vaksinë specifike. Në dallim nga varianti Zaire, për të cilin ekziston vaksinë, ky lloj konsiderohet më i vështirë për t’u vënë nën kontroll.

Autoritetet dyshojnë se virusi mund të ketë qarkulluar pa u zbuluar për një periudhë kohe përpara se të shpallej shpërthimi, duke e vështirësuar ndjekjen e zinxhirit të infeksionit.

Ebola konsiderohet ende një ndër viruset më vdekjeprurëse në Afrikë, me një normë vdekshmërie që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë luhatet nga 25% deri në 90%. Gjatë dekadave të fundit, shpërthime të ndryshme të këtij virusi kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve në kontinent.


Shtuar 26.06.2026 07:24

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet