Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje të re dhe zhvillojnë konsultime politike në Vjenë

Republika e Kosovës dhe Republika e Austrisë kanë firmosur një marrëveshje të re dypalëshe, duke shënuar një tjetër hap përpara në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit institucional mes dy shteteve, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas njoftimit për media të MPJD-së, dokumenti është nënshkruar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Nikolaus Marschik.

Të lidhura

None found

Në njoftim thuhet se marrëveshja përcakton mundësinë që anëtarët e familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor të angazhohen në veprimtari fitimprurëse gjatë kohës së shërbimit në shtetin pritës, duke mundësuar kushte më të favorshme për familjet e diplomatëve të të dy vendeve.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Zëvendësministri Ahmeti u takua me Sekretarin e Përgjithshëm Marschik, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve, mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Gjatë kësaj vizite u zhvilluan edhe konsultime politike ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë. Delegacioni i Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Zëvendësministri Ahmeti, ndërsa ai austriak nga Ambasadorja Elisabeth Kornfeind.

Në këto konsultime u trajtuan çështje që lidhen me avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, marrëveshjet që janë në proces, organizimin e forumit të ardhshëm ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, të dyja palët shprehën gatishmëri për të vijuar konsultimet e rregullta politike dhe për ta orientuar bashkëpunimin drejt rezultateve konkrete dhe nismave të reja dypalëshe.


Shtuar 25.06.2026 20:08

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasinoroyalmeritkingnakitbahisgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibommeritbetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet