Familjarët e një gruaje 76-vjeçare nga Teksasi kanë çuar në gjykatë Tesla-n, pasi ajo humbi jetën kur një Model 3 u përplas me shtëpinë e saj, ndërsa sipas drejtuesit, ishte aktivizuar sistemi Autopilot.
Sipas padisë, kompania nuk u ka dhënë drejtuesve paralajmërimet e duhura për rreziqet dhe kufizimet që lidhen me Autopilot dhe Full Self-Driving (FSD).
Të lidhura
None found
Dokumentet gjyqësore tregojnë se automjeti kaloi me shpejtësi përmes oborrit të banesës në Katy, pranë Houstonit, goditi murin e përparmë dhe i shkaktoi plagë fatale Martha Avila-s.
Tesla mban qëndrimin se sistemi nuk ishte në kontroll të plotë në çastin e aksidentit, duke theksuar se shoferi e kishte shtypur pedalin e gazit deri në fund dhe kështu kishte tejkaluar funksionimin e vetëdrejtimit.
Padia kërkon më shumë se 1 milion dollarë dëmshpërblim, si edhe kompensime ndëshkuese të tjera, ndërsa autoritetet federale amerikane po vijojnë hetimin për ngjarjen.
Që prej vitit 2016, administrata amerikane e sigurisë rrugore ka hapur afro 50 hetime të veçanta për aksidente të Tesla-s që dyshohet se kanë përfshirë sistemet e avancuara të asistencës së shoferit. /Telegrafi/
