Fermerët në qarkun e Dibrës po përballen me probleme të shumta, të nxitura nga shtrenjtimi i imputeve bujqësore, rritja e çmimit të karburanteve dhe pakësimi i krahut të punës.
Në fushën e Gjoricës, e konsideruar si zona më prodhimtare e këtij qarku, vetë fermerët shprehen të shqetësuar se një sipërfaqe e konsiderueshme toke ka mbetur djerrë. Sipas tyre, kjo vjen pasi shumë banorë janë larguar, ndërsa ata që vazhdojnë të jetojnë aty nuk i kanë mundësitë e nevojshme për të mbjellë në përmasa të mëdha.
Të lidhura
None found
Mes vështirësive të pandërprera dhe mungesës së të ardhurave të mjaftueshme, fermeri Liman Lleshi thotë se shpresën për një ndryshim e sheh te protesta kombëtare.
Fermerët shtojnë gjithashtu se, si pasojë e tkurrjes së sipërfaqeve të mbjella, nuk kanë arritur të përfitojnë as nga Skema Kombëtare e Bujqësisë për vitin 2026.
