Bellingham shmang të kuqin në Botëror, megjithëse gjesti i tij ndalohet nga rregullat e reja

Anglia nuk ia doli të marrë tri pikët në përballjen e saj të dytë në fazën e grupeve të Botërorit 2026, pasi sfida ndaj Ganës u mbyll me barazim pa gola, 0-0.

Përtej rezultatit, një episod i debatueshëm që përfshiu Jude Bellingham tërhoqi vëmendje të madhe.

Të lidhura

None found

Mesfushori anglez i Real Madridit u pa në një debat verbal me sulmuesin e Ganës, Jordan Ayew, ndërsa në pamjet televizive shihej qartë se gjatë komunikimit me kundërshtarin ai mbuloi gojën me dorë.

Veprimi ka hapur diskutime të shumta, pasi rregullat e reja të miratuara nga IFAB përpara nisjes së Botërorit 2026 parashikojnë që mbulimi i gojës gjatë përplasjeve me lojtarë rivalë mund të ndëshkohet drejtpërdrejt me karton të kuq.

Kjo masë është ndërmarrë për të parandaluar sjelljet fyese dhe diskriminuese në fushën e lojës.

Ndonëse gjesti i Bellinghamit u dallua qartë gjatë transmetimit, arbitri i ndeshjes nuk mori asnjë masë dhe lojtari anglez nuk u penalizua.

Kjo ka shtuar dyshimet për zbatim të barabartë të rregullave, veçanërisht pasi mesfushori i Paraguait, Miguel Almiron, ishte ndëshkuar me karton të kuq për një rast të ngjashëm në takimin ndaj Turqisë.

Pas dy ndeshjeve të para në grup, Anglia ka grumbulluar katër pikë, ndërsa në përballjen e fundit të kësaj faze ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel do të luajë kundër Panamasë.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetkavbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş