SHBA-Iran, marrëveshja parashikon inspektime në centralet bërthamore iraniane nga IAEA

Centralet bërthamore të Iranit do t’i nënshtrohen inspektimeve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), si pjesë e marrëveshjes së arritur mes SHBA-së dhe Iranit për përfundimin e konfliktit. Kjo u konfirmua nga drejtori i agjencisë, Rafael Grossi.

Në një prononcim për mediat gjatë vizitës në Japoni, Grossi sqaroi se memorandumi i mirëkuptimit i firmosur nga të dyja palët e specifikon qartë se veprimtaritë bërthamore të Iranit do të jenë nën mbikëqyrjen e IAEA.

Të lidhura

None found

Për ta bërë këtë, do të na duhet të inspektojmë. Nuk ka rëndësi nëse kjo ndodh pas disa ditësh apo më vonë, por do të ndodhë”, u shpreh ai.

Këto komente të Grossit vijnë pasi mes Uashingtonit dhe Teheranit janë shfaqur qëndrime të ndryshme për çështjen e inspektimeve. Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani ka rënë dakord për kontrolle më të zgjeruara nga OKB-ja, ndërsa zyrtarët iranianë kanë mohuar që të jetë parashikuar ndonjë vizitë nga inspektorët.

Herën e fundit që IAEA kreu një inspektim në një objekt bërthamor aktiv të Iranit ishte në fillim të qershorit. Ndërkohë, prej gati një viti agjencia nuk ka pasur qasje në objektet bërthamore që u dëmtuan gjatë sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në vitin 2025.


Shtuar 24.06.2026 10:05

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş