E mërkura pritet të karakterizohet nga një tablo meteorologjike pothuajse e ngjashme, me kushte relativisht të paqëndrueshme në të gjithë vendin.
Orët e para të ditës parashikohen kryesisht të kthjellëta, ndërsa nga mesdita dhe deri në pasdite në pjesën më të madhe të territorit do të ketë alternime të vranësirave mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonat lindore dhe jugore.
Të lidhura
None found
Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët, kryesisht në formë pikash, në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore të juglindjes dhe jugut reshjet do të marrin formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë kryesisht në drejtimin veriperëndim-juglindje, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim do të ketë herë pas here forcim të saj deri në 10 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i forcës 1-2 ballë.
