Tesla ka lidhur një marrëveshje me kompaninë britanike të infrastrukturës energjetike NatPower për të zhvilluar sisteme të ruajtjes së energjisë me bateri (BESS) në mbarë Evropën.
Të martën, të dyja kompanitë njoftuan se marrëveshja shumëvjeçare përfshin më shumë se 25 GWh kapacitet BESS.
Të lidhura
None found
Sipas planit, projektet do të shtrihen në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa pronësia dhe operimi i tyre do t’i përkasin NatPower. Nga ana e saj, Tesla deklaroi se do të furnizojë sistemet e ruajtjes së baterive Megapack, si edhe do të ofrojë shërbime të inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit (EPC), së bashku me optimizimin e tregtimit të energjisë përmes platformës Autobidder.
Marrëveshja nis me pesë projekte fillestare dhe bën pjesë në një program më të gjerë, i cili synon të arrijë mbi 100 GWh kapacitet ruajtjeje.
Për të gjithë programin, vlera totale e ndërtimit përllogaritet nga 4 deri në 5 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat e pritshme gjatë 20 viteve parashikohen të kalojnë 15 miliardë dollarë.
Kompanitë theksuan se këto asete ruajtjeje do të kontribuojnë në stabilizimin e rrjeteve elektrike, do të përmirësojnë integrimin e energjisë së rinovueshme dhe do të mbështesin rritjen e kërkesës për energji elektrike nga qendrat e të dhënave dhe përdoruesit industrialë./ DPA News
