Siguria në plazhet e Durrësit nën dyshim për shkak të mungesës së rojave bregdetare

Ndonëse sezoni veror 2026 sapo ka filluar dhe ende nuk ka hyrë në pikën e tij më të ngarkuar, vetëm gjatë javës së fundit tre fëmijë të mitur kanë humbur jetën nga mbytja në Detin Adriatik. Rasti më i fundit ishte ai i një 11-vjeçari, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në plazhin pas krahëve të mi. Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje nëse shqetësimi kryesor lidhet me mungesën e rojave në kullat e vrojtimit apo me mungesën e kujdesit të prindërve ndaj fëmijëve të tyre në bregdet. Këto janë reagimet e pushuesve në Durrës.

“Nëse fëmijët janë mbytur, atëherë nuk janë treguar të përgjegjshëm. Roja mund të qëndrojë aty, por dje shezlonet ishin plot. Fëmijët duhet t’i ndjekë prindi nga pas. Edhe ne kështu i kemi mbajtur kur kemi qenë të reja. Fëmija futet për dy dallgë, por e treta e mbyt. Janë të papërgjegjshëm”, shprehet një pushuese.

Një tjetër pushuese thotë se përgjatë bregdetit mungojnë pothuajse krejtësisht rojat. “Këtu thuajse nuk ka fare roje. Vetëm Zoti i shpëton njerëzit, sepse përndryshe nuk është vënë dorë fare. Duhet të ketë rregull, me pika kontrolli çdo 200 metra dhe me dylbi, siç ndodh jashtë vendit. Këtu mund të mbytesh. Pjesë e fajit janë edhe prindërit. Unë i shoqëroja fëmijët dhe i mbaja për dore, sepse dëshirat e tyre janë të mëdha, por nuk do të thotë se duhen plotësuar të gjitha”, shprehet ajo.

Sipas operatorëve turistikë, çështja e sigurisë në plazh duhet të jetë përparësi për çdo subjekt që ushtron aktivitet përgjatë vijës bregdetare, ndërsa kërkohet më shumë kontroll dhe ndërgjegjësim.

Operatori turistik Blerim Norja thekson se siguria në plazhe përbën detyrim ligjor për shumë subjekte, por jo të gjithë e zbatojnë, çka sjell pasoja tragjike si ato të ndodhura. “Përveçse është detyrim ligjor, subjektet duhet edhe të ndërgjegjësohen. Siguria në plazh është themeli i një turizmi të shëndetshëm. Po ashtu duhet edhe përgjegjësia e prindërve. Kujdesi ndaj fëmijëve të mitur duhet të jetë i përbashkët. Në plazhet publike ka shumë turistë, përfshirë edhe persona që nuk dinë not. Duhet të ketë një roje bregdetare çdo 80 metra për të monitoruar plazhin, në mënyrë që të reduktohen sa më shumë humbjet e jetës dhe incidentet”, deklaron ai.

Të dielën, në plazhin e Durrësit, një djalë 11-vjeçar humbi jetën pasi u fut i vetëm në det. Ngjarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes nevojën për më shumë masa sigurie, shtim të rojave bregdetare dhe rritje të ndërgjegjësimit të prindërve, me qëllim shmangien e tragjedive të ngjashme gjatë sezonit veror.


Shtuar 23.06.2026 19:48

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbettürk pornoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet