Dy prindër të vrarë në Groningen, 15-vjeçarja nën dyshim edhe për dërgimin e fotove nga skena e krimit te shokët e klasës

Holanda është tronditur nga një ngjarje e rëndë në Groningen, ku një vajzë 15-vjeçare është vënë në pranga, e dyshuar se ka goditur për vdekje me thikë nënën dhe babanë e saj dhe më pas u ka nisur pamje nga vendi i ngjarjes shokëve të klasës përmes një aplikacioni.

Sipas raportimeve të mediave holandeze, viktimat janë Johan dhe Mathilde, të dy 53 vjeç. Ata u gjetën pa jetë në shtëpinë e tyre të enjten e kaluar, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se të dy kishin pësuar plagë të shumta me thikë.

Të lidhura

None found

Nga hetimet e para rezulton se adoleshentja dyshohet se ka sulmuar edhe qenin e familjes, një Golden Retriever, i cili ka mbetur i plagosur. Deri më tani nuk është bërë e ditur gjendja e kafshës.

Çështja është bërë edhe më alarmante pasi, sipas gazetës holandeze De Telegraaf, 15-vjeçarja ka bërë fotografi në skenën e krimit dhe ua ka dërguar ato miqve dhe shokëve të klasës. Dëshmitarë të cituar nga mediat vendase thonë se në imazhe dukeshin të dy prindërit të shtrirë në dysheme pas sulmit fatal.

Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë profilin dhe gjendjen psikologjike të së miturës, e cila vazhdon të mbahet në paraburgim. Mediat lokale kanë raportuar se vajza dyshohet se e identifikonte veten si qen, por policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion dhe nuk ka dhënë hollësi mbi motivet e mundshme të krimit.

Hetimet janë ende në vijim, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të dyfishtë që ka tronditur opinionin publik në Holandë.


Shtuar 23.06.2026 18:34

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbettürk pornomariobetMadridbetmadridbetmariobetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet