Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia mbetet e gatshme të hyjë në negociata me Ukrainën, duke u mbështetur te marrëveshjet e arritura në Stamboll.
Ai rikujtoi se këto marrëveshje ishin inicializuar më herët nga delegacioni ukrainas, gjë që, sipas tij, tregonte se pala ukrainase ishte dakord me përmbajtjen e tyre.
Të lidhura
None found
Putin u shpreh gjithashtu se bisedimet për paqen me Ukrainën duhet të ndërtohen mbi realitetet e krijuara në zonën e ashtuquajtur prej tij të operacioneve speciale.
Sipas tij, sulmet e ndërmarra nga militantët ukrainas në territorin e Federatës Ruse nuk e dobësojnë, por përkundrazi e shtojnë motivimin e personelit të Forcave të Armatosura Ruse për të përmbushur misionet në front.
“Sulme të tilla, veçanërisht ato që synojnë fëmijët, sigurisht që nuk e zvogëlojnë vrullin, por përkundrazi i inkurajojnë ushtarët tanë në fushën e betejës të kryejnë detyrat që u janë caktuar nga vendi”, tha sot Putin.
Putin shtoi se kjo ndodh pasi, pas sulmeve të militantëve ukrainas ndaj civilëve, ushtarakët rusë e kuptojnë edhe më qartë se me kë kanë të bëjnë.
