Siljanovska-Davkova: Pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit nuk sigurohen pa mbështetje financiare

Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, deklaroi se mungesa e burimeve financiare e bën të pamundur funksionimin e një gjyqësori të pavarur dhe efikas.

Duke iu përgjigjur interesimit të një gazetari, ajo u shpreh se i kupton dilemat që ekzistojnë rreth ndryshimeve ligjore që janë në përgatitje në sistemin gjyqësor, por theksoi se i beson deklaratës së Prokurorit Publik të Shtetit, Nenad Saveski, i cili ka thënë se sheh një zgjidhje sa i takon financimit.

Të lidhura

None found

Sipas Siljanovska-Davkovës, çështja nuk lidhet vetëm me pagat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve publikë, por edhe me mbështetjen logjistike, të cilën e cilësoi si shumë të rëndësishme për funksionimin e gjyqësorit, përfshirë edhe Këshillin Gjyqësor dhe institucionet e tjera.

Ajo theksoi se të gjithë në institucionet ligjërisht të vlefshme e kanë të drejtë këtë mbështetje, sepse pa mjete financiare nuk mund të garantohet as pavarësia dhe as efikasiteti.

Në konferencën e 16-të të Kryetarëve të Gjykatave së Lartë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, që po mbahet sot në Shkup, presidentja tha se puna e të gjithë sistemit gjyqësor matet përmes punës së Gjykatës së Lartë.

Ajo paralajmëroi se çdo tentativë për ta politizuar Gjykatën e Lartë përbën rrezik jo vetëm për pavarësinë e gjyqësorit, por edhe për rendin demokratik.

Në fund, Siljanovska-Davkova shtoi se qytetarët kanë të drejtë të marrin drejtësi në gjykata të pavarura, nga gjyqtarë të pavarur, duke nënvizuar se pikërisht pavarësia e gjyqtarëve është ajo që duhet mbrojtur.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomcasibomTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet